Flash News

KRYESORE

Pronat në Lezhë, të tjera arrestime gjatë natës. Reagon PD: Gjueti e hapur e pushtetit. Pse nuk arrestohen Dako dhe Veliaj?

Pronat në Lezhë, të tjera arrestime gjatë natës. Reagon

Të tjera arrestime raportohet të jenë kryer gjatë natës në zonën e Lezhës në kuadër të operacionit që ka nisur nga policia dhe prokuroria për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Përveç kryebashkiakut Fran Frrokaj, në pranga kanë rënë disa zyrtarë të tjerë të bashkisë, ndërkohë që vijon puna për arrestimin 11 personave të shpallur në kërkim. Operacioni është shtrirë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kukës dhe Dibër.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm disa simpantizantë të kryebashkiakut Frrokaj janë mbledhur përpara komisariatit të policisë së Lezhës.

Lidhur me arrestimin e kryebashkiakut demokrat ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Lezhë. Kryetari i saj, Paulin Marku e ka konsideruar këtë vendim të autoriteteve si gjueti të hapur të pushtetit kundër kundërshtarëve politik. Ai shtron pyetjen përse ndaj kryebashkiakëve të Durrësit dhe Tiranës nuk aplikohet e njëjta masë, të cilët po shkatërrojnë qytetet e tyre.

“Kryebashkiakët socialistë janë të paprekshëm, ndonëse janë të përfshirë në afera korruptive dhe janë të lidhur me botën e krimit”, ka thënë ndër të tjera Marku.

Reagimi i plotë:

Drejtësi e munguar!!!!!

Ndërsa është arrestuar Kryebashkiaku i Lezhës për tjetërsim pronash,kjo që vihet re është se kemi të bëjmë me një gjueti të hapur të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë.

Frrokaj në pranga pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të pronësisë, por kjo nuk ndodh në Durrës, ku kryebashkiak është Dako, i cili ka shkaktuar një masakër urbane në bregdet me lejet e ndërtimit, duke mos kursyer as zonat arkeologjike.

E njëjta gjë në Tiranë, ku Veliaj tjetërson pronat e pronarëve në qendër të Tiranës, si rasti skandaloz i qytetarëve që e kanë denoncuar pranë Pazarit të Ri, por edhe ai nuk arrestohet, ndërsa planifikon tjetërsimin e mijëra metrave katrorë tek Teatri Kombëtar në favor të klientëve privatë të Ramës që do të ngrenë kullat mbi troje publike.

Kryebashkiakët socialistë janë të paprekshëm, ndonëse janë të përfshirë në afera korruptive dhe janë të lidhur me botën e krimit.

Të fundit