Flash News

KRYESORE

Protestë te Gjykata e Tiranës, deputetët e PD përplasen me policinë  

Deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë sërish në mbështetje të banorëve të ‘Astirit’, të cilët sot e kanë zhvendosur protestën e tyre para Gjykata e Tiranës.

11 prej tyre sot do të njihen me masën e sigurisë nga gjykata, ndërsa deputetët e PD kërkuan të ndjekin seancën nga afër.

Fillimisht, ata nuk janë lejuar nga policia të hyjnë në sallën e gjyqit. Bëhet fjalë për deputët e PD Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Aldo Bumci, si dhe deputetët e LSI, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari.

Kanë qenë deputetët e PD ata që janë përplasur me policinë, të cilët theksonin se nuk kishin konfirmim për pjesëmarrjen e tyre në seancë. Pas këmbënguljes së deputetëve të PD, ata janë lejuar të kalojnë pas një debati që zgjati disa minuta në derë të gjykatës.

Të fundit