Flash News

KRYESORE

Provat e reja të prokurorisë në atentatin ndaj Ndojit/ Gjurmë gishti, pamje filmike dhe Kejvina Kthjella

Provat e reja të prokurorisë në atentatin ndaj Ndojit/

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gjetur të tjera prova me rëndësi që do ta ndihmojnë që të bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes së 1 nëntorit, ku u plagos prokurori Arjan Ndoj. Si pasojë e sulmit me armë, përveç prokurorit dëmtime mori edhe Landi Muharremi, person me precedentë penalë, ndërsa u plagos e më pas si pasojë e plagëve të marra humbi jetën shoferi Andi Maloku.

ABC News raporton se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes. Në video duken qartë dy makinat nga të cilat është qëlluar, si dhe automjetit me të cilin udhëtonin prokurori Ndoj, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit.

Sipas grupit hetimor, nga hetimet e deritanishme ka dalë se njëri nga kallashnikovët ishte bllokuar në momentin e atentatit.

Gjithashtu, në makinën “Mercedes Benz” është gjetur një tjetër gjurmë gishti që nuk i përket Redjan Rrajës.

Në pyetje është marrë edhe Kejvina Kthjella, ish velinë në emisionin “Xing me Ermalin”, për të mësuar më tepër se ku ndodhej 35-vjeçari në momentin e atentatit.

Mes tyre ka marrëdhënie të afërta. Prokurorët e çështjes, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, pistë kryesore kanë përplasjen e grupeve kriminale në Durrës për të zotëruar pronat në Gjirin e Lazit.

Të fundit