Flash News

KRYESORE

PS dhe PD, negociata poshtë tavolinës? Balla e Spaho premtojnë transparencë

PS dhe PD, negociata poshtë tavolinës? Balla e Spaho premtojnë

Në një kohë që shtohen zërat për negociata të fsheta mes PS dhe PD, Taulant Balla dhe Edmond Spaho kanë qëndrim mohues. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se çështje të tilla nuk mund të diskutohet poshtë tavolinave.

"Ceshtjet e kësaj rëndësie historike për vendin nuk mund të jenë çështje të komunikimit poshtë tavolinave", iu përgjigj Balla pyetjes së Abc News.

Në të njëjtën linjë është edhe ish-deputeti i PD, Edmond Spaho që fajëson direkt kryeministrin Rama se nuk është i interesuar të dialogojë me opozitën.

"Nuk ka negociata ndërmjet palëve për shkak të qëndrimit kokëfortë të mazhorances, veçanërisht të kryeministrit Edi Rama", analizon Spaho ne nje prononcim per Abc News, nderkohe qe paralajmeroi opozita do te prezantoje ne ditet ne vijim platformen per daljen nga kriza.

Të fundit