Flash News

KRYESORE

PS fiton Bashkinë e Durrësit, por me kosto nga përgjimet e “Bild”

PS fiton Bashkinë e Durrësit, por me kosto nga përgjimet e

Kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës Valbona Sako fitoi garën për kryetare bashkie kundër rivales së Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari me 34026 vota kundrejt 3629 vota.

Këtë herë në këto zgjedhje  nuk garoi Vangjush Dako, i cili ka qenë në krye të bashkisë për 4 mandate.

Por duhet thënë se në qytetin e Durrësit kanë votuar rreth 8% e qytetareve, larg 46.7% të zgjedhjeve të kaluara. Në gjuhën e shifrave, do të thotë se janë 20 mijë qytetarë më pak që u janë drejtuar kutive të votimit.

Duket se nuk ka funksionuar as strategjia e PS, që nuk rikandidoi Dakon, i implikuar në blerjen e votave në bashkëpunon me Altin Avdylajn (kreu i bandës kriminale të Shijakut) në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2017-ës. Në bojkotin e votuesve duket se ka ndikuar skandali i përgjimeve të tabloidit gjerman “Bild”, i cili raportoi për vjedhjen e votës.

Të fundit