Flash News

KRYESORE

PS kandidon pesë deputetë në zgjedhjet vendore, kush janë emrat që do t’i zëvendësojnë në Kuvend

Partia Socialiste deri tani ka konfirmuar se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kandidojë pesë deputetë për kryetarë bashkie.

Konkretisht, bëhet fjalë për deputetët, Pjerin Ndreu, Flamur Golemi,  Ilir Xhakolli, Rakip Sulin dhe Nuri Belbajn.

Por, ashtu siç parashikohet edhe me ligj, në fushatën zgjedhore ata duhet të dorëzojnë mandatet e deputetëve dhe më pas të kandidojnë ligjërisht në garën për bashkitë përkatëse.

Por, largimi i tyre në Kuvend do të krijojë vakanca të reja, të cilat do të zëvendësohen, pas depozitimit të kërkesave në KQZ, referuar edhe listës zgjedhore të PS në zgjedhjet e 2017-ës.

Konkretisht, për zëvendësimin e Pjerin Ndreut, sipas listës së PS, e radhës për qarkun e Lezhës vjen Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit.

Jaku, aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë dhe e M bbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017-s.

Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës pritet të zëvendësohet nga Artemis Dralo.

Aktualisht, Dralo mban postin e zv.ministres për Europën dhe punët e Jashtme dhe është pedagoge në universitetin e Gjirokastrës.

Ilir Xhakolli zëvendësohet nga Ardit Konomi, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të shërbimit spitalor në Korcë.

Rakip Suli nga Eljo Hysko, kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist.

Në qarkun e Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të kandidojë për bashkinë Përrenjas, do të zëvendësohet nga Florenc Spaho, i cili është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe nënsekretar organizativ për Elbasanin.

Të fundit