Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aktorja e famshme Cameron Diaz ka luajtur në shumë filma e role të cilat e kanë bërë atë një nga aktoret më të pëlqyera për publikun. Mirëpo së fundmi se kemi parë në role të reja dhe për këtë aktorja ka rrëfyer arsyen e tërheqjes nga aktrimi.
Në një intervistë për emisionin online të Gwyneth Paltroë, aktorja e nominuar për 4 çmime “Golden Globes”, tha:
“Është diçka e çuditshme për tu thënë, shumë njerëz nuk kanë për ta kuptuar, e di që ti do e kuptosh, por ishte aq e lodhshme të punoje në ato nivele dhe të ishe dikush që gjithçka e ndan me publikun. Shpenzoja shumë energji, jo vetëm për punën si aktore, por edhe për të gjithë daljet publike, intervistat, gjithçka më merrte gjithë energjinë që kisha.”
Kur mori vendimin që të tërhiqej përfundimisht Diaz tha se u ndje në paqe me shpirtin e saj dhe më në fund do të kujdesej për veten.
“Kisha punuar shumë me filmat, për një kohë shumë të gjatë, nuk kam pasur hapësirë fare për jetën time personale,”- shton Cameron.
Ndërkohë tani ajo është e fokusuar në industrinë e shëndetit dhe mirëqenies dhe sapo ka nxjerrë brand-in e saj të verës organizike “Avaline”.