Flash News

KRYESORE

Pse jeni nxirë gjatë karantinës? Veliaj: Lexoja libra në ballkon

Pse jeni nxirë gjatë karantinës? Veliaj: Lexoja libra në

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tërhoqi menjëherë vëmendjen me pamjen e tij, pas daljes nga karantina me konfirmimin se është shëruar nga covid-19.

Veliaj u shfaq në mediat televizive me lëkurë të nxirë, a thua se kishte ardhur nga pushimet dhe jo nga karantina. Ky fakt u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, madje u kthye edhe në meme.

I pyetur nga Top Channel se pse ishte nxirë në fytyrë pas karantinës, Veliaj tha se ka qenë prej më shumë se dy javë e gjysmë në shtëpi dhe qëndrimi në ballkon e në diell ka bërë që të duket më i nxirë në fytyrë.

“Jo, më ke 3 javë në shpi e ballkon. Ka qenë një lloj ajrosje pasi Covidi është një lloj arrest shtëpie, ku e vetmja mundësi është të dalësh në ballkon të lexosh libra”, u shpreh Veliaj.

https://politiko.al/shfaqet-i-nxire-dhe-me-mjeker-pas-karantines-veliaj-tregon-si-e-perjetoi-covid-19-fillimisht-e-kaloi-djali-me-pas-une-me-ajolen/

Të fundit