Flash News

KRYESORE

Qeveria holandeze për vendimin e parlamentit: Jemi duke shqyrtuar hapat që do ndërmarrim

Qeveria holandeze për vendimin e parlamentit: Jemi duke shqyrtuar hapat

Qeveria holandeze, nëpërmjes ambasadës së saj këtu në Tiranë, ka reaguar pas vendimit të parlamentit për ndërprerjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

"Parlamenti i Holandës i ka kërkuar qeverisë holandeze të kërkoje ndërprerjen e mekanizmit të regjimit pa viza", thuhet në njoftim.

Haga qartëson se 'për momentin është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë".

Gjithashtu vihet në dukje se, për momentin nuk do të ketë ndryshim të politikës së vizave për nënshtetasit shqiptarë.

"Të gjithë nënshtetasit shqiptarë mbajtës të një pasaporte biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh", përfundon njoftimi i qeverisë holandeze shpërndarë nëpërmjet ambasadës në Tiranë.

Të fundit