Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Qeveria s’jep dëmshpërblime për nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve, Godole: Kujt duhet t’i kalojnë paratë
Studiuesja dhe pedagogia Jonila Godole ka reaguar për projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për mosdhënien e dëmshpërblimeve nipërve dhe mbesave tëish-të përndjekurve politikë.
Godole shprehet se nëse dëmshpërblimin nuk e marrin pasardhësit e ish-të përndjekurve, atëherë kjo shumë duhet të shkojë për institucionet si Instituti Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë apo Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që kanë në fokus këtë kategori.
Reagimi i Jonila Godoles nw Facebook:
Ishte thënë dhe më parë, por tani Qeveria e bën fakt. Nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë më, nuk do të mund të përfitojnë më dëmshpërblim financiar për përndjekjen që regjimi i kaluar u bëri familjarëve të tyre.
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin ku në Nenin 8 propozon që “në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë, dëmshpërblimi për pjesën takuese të tyre, të kalojë në buxhetin e shtetit”.
Por nëse Qeveria e gjykon të padrejtë që këtë dëmshpërblim ta marrin pasardhësit e ish-të përndjekurve, atëherë pse kjo shumë të mos u shkojë institucioneve si Instituti Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë apo Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që kanë në fokus pikërisht këtë kategori?! Kjo pikë duhet diskutuar me patjetër në Parlament.
Në pjesën tjetër ndryshimet e Ligjit nr.9831 datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” janë teknike, pozitive dhe i japin shpejtësi procesit. Kështu heqja e kufizimeve që kishte ligji i kaluar, ku përcaktonte ndarjen e shumës së dëmshpërblimit në 8 këste me vlerë maksimale 1 milionë lekë, është për t'u përshëndetur, pasi tashmë ish-të përndjekurit mund të lëvrojnë të gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit që u takon.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndryshimin që u jep lehtësi ish-të përndjekurve, dëmshpërblimi i të cilëve shkonte deri në 1 milionë dhe në të kaluarën prisnin me këste lëvrimin e kësaj shume. Tashmë ata do të mund të shlyen me një këst të vetëm.