Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e REL/ Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?

Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian bëri të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur “marrëveshje historike” për normalizimin e marrëdhënieve.
Marrëveshja - e para e atij lloji mes tyre që nga përfundimi i luftës më 1999 - u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
“Ky është një hap më larg së kaluarës për të dy dhe një hap më afër Evropës”, tha shefja e atëhershme e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila i ndërmjetësonte bisedimet mes tyre.
Nga ajo kohë, Serbia vetëm hapi disa kapituj negociatash për pranim në BE, ndërsa Kosova vetëm aplikoi për anëtarësimin në këtë bllok.
Shumë pika të marrëveshjes nuk u zbatuan dhe tensionet vazhduan. Në disa raste kulmuan edhe në protesta e barrikada në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe, e ndikuar nga Serbia, kundërshton autoritetin e Kosovës.
Dhjetë vjet pas marrëveshjes së parë, më 2023, dy vendet u dakorduan edhe për një tjetër - njësoj për normalizimin e marrëdhënieve. Edhe atëherë u cilësua si “arritje e rëndësishme” nga Bashkimi Evropian.
Duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shefi i i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se ata janë pajtuar që t’i zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe detyrimet përkatëse.
Më shumë se një vit më vonë, gati të gjitha këto nene mbeten vetëm në letër. Tensionet kulmuan sërish me protesta të dhunshme në veri, e madje edhe me incidente të armatosura.
Për Kurtin, fajtor është Vuçiqi, për Vuçiqin është Kurti. Për Kurtin, Serbia është rrezik për Kosovën. Për Vuçiqin, Qeveria e Kurtit është rrezik për serbët e Kosovës.
Në një samit javën e kaluar, për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kurti tha se Qeveria e tij nuk e ka asnjë problem me serbët e vendit.
“Problemin e kemi me Beogradin, i cili nuk u distancua as nga Millosheviqi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmes”, tha Kurti duke iu referuar ish-presidentit jugosllav dhe presidentit aktual rus.
Vetëm tri ditë para ngjarjes ku foli Kurti, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë miratuan një deklaratë të përbashkët, e cila, mes tjerash, Kosovën e trajton si “pjesë të patjetërsueshme të Serbisë”. Formulimin e tillë, Serbia vazhdon ta ketë edhe në Kushtetutë, përkundër faktit se Kosova është shtet i pavarur prej saj qysh në vitin 2008.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës, edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për t’i pyetur se nga çka ose prej kujt varet paqja e qëndrueshme mes dy vendeve, por asnjëri prej institucioneve nuk u përgjigj.
Aidan Hehir, nga Universiteti Westminster në Londër, thotë se problemi qëndron te Serbia. Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se ky vend, prej vitesh, udhëhiqet nga nacionalistë të linjës së ashpër, që kanë qenë pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet ’90 dhe nuk duan paqe - përkrahin, sipas tij, idenë e krijimit të ‘Serbisë së madhe’.
“Është e pamundur për Kosovën të bëjë marrëveshje me një vend që nuk e pranon të drejtën e saj për të ekzistuar, që vazhdon të ndërhyjë në punët e saj të brendshme dhe që ndez trazira të dhunshme brenda territorit të saj. Pra, faji është te Serbia, jo te Kosova. Kosova është shtet i pavarur. Nuk e kërcënon askënd, nuk do të pushtojë askënd dhe nuk do të marrë tokën e askujt”, thotë Hehir.
Dimitar Bechev, nga Universiteti i Oksfordit, pajtohet se Vuçiq nuk ka gatishmëri për t’i çuar gjërat përpara, por thotë se një pjesë të përgjegjësisë e ndan edhe Kurti.
Vendimet e Qeverisë së tij për të instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, apo për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në Kosovë, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemit, thotë Bechev.
“Dhe, unë nuk mendoj se ka presion kohor për zgjidhje. Sepse, për aq kohë sa ka tensione, Vuçiq ka rrëfime të mira për t’iu thënë zgjedhësve të tij... se ai po ngrihet për serbët, se ai po i mbron interesat e Serbisë etj. Ngjashëm, edhe Albin Kurti luan me zgjedhësit e tij, që përfshijnë shumë nacionalistë”, thotë Bechev për Exposenë.
Kjo status quo, sipas tij, mund të vazhdojë për kohë të pacaktuar dhe një pjesë të përgjegjësisë ia hedh edhe BE-së për, siç thotë, “ofertat abstrakte” për integrimin e dy vendeve në radhët e veta.
Ai shton se BE-ja duhet të përdorë strategjinë e “karotës dhe shkopit” me to - t’iu ofrojë një gjë, në këmbim të një gjëje.
BE-ja e ka bërë të qartë si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë se integrimi i tyre në familjen evropiane do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve me njëra-tjetrën. Ajo, vazhdimisht, u përçon mesazhe palëve për të zbatuar marrëveshjet e arritura.
Por, Bechev pret që vëmendja e BE-së tani, kur është në proces të zgjedhjes së udhëheqësve të saj të rinj, të mos jetë as te Kosova, as te Serbia. Për më tepër, ai thotë se dinamikat mund të ndryshojnë krejtësisht nëse në zgjedhjet presidenciale në SHBA zgjidhet Donald Trump, i cili në mandatin e parë ka anuar nga zgjidhjet më të shpejta dhe më të prera.
“Nëse Trump i fiton zgjedhjet, politika mund të zhvendoset te gjetja e një zgjidhjeje me ndarjen [e Kosovës]. Edhe këto zhvillime pastaj do ta zgjasnin problemin”, thotë Bechev.
Ndarja apo korrigjimi i kufijve është përmendur si opsion në vitin 2018 edhe nga vetë udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, por ideja është heshtur, pas kundërshtimeve që ka hasur në të dyja vendet.
Hehir, nga Univeristeti Westminister, thotë se nëse do të ketë ndonjëherë paqe të qëndrueshme në Ballkan, ajo duhet të vijë nga qeveri që pranojnë se kufijtë aktualë nuk mund të ndryshohen.
Hehir thotë se Perëndimi duhet t’i trajtojë Kosovën dhe Serbinë si shtete të barabarta dhe nëse do zgjidhje mes tyre, trysninë ta përqendrojë te Serbia, e cila, me mbështetjen e Rusisë, ka më shumë leva në duar për të manipuluar.
“Serbia është e rrethuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, andaj është shumë e ndjeshme ndaj sanksioneve perëndimore. Perëndimi mund të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë dhe t’i kërkojë asaj jo domosdoshmërisht ta njohë Kosovën, por së paku ta ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të saj dhe ta lejojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Pra, Perëndimi mund ta bëjë këtë”, thotë Hehir.
Qytetarët që, sipas Bechevit, “janë gjithmonë peng i situatave të tilla pezull, ose shndërrohen në top futbolli mes dy qeverive”, janë optimistë të rezervuar për paqen e qëndrueshme me vendin e tjetrit.
“Unë, personalisht, besoj se po [mund të ketë paqe] por do të duhet një kohë më e gjatë. Unë si gjeneratë e re, edhe pse nuk e kam përjetuar luftën, jam rritur me frymën e urrejtjes ndaj Serbisë, dhe besoj se duhet kohë”, thotë Gentiana Fejza, në fillimin e të 20-tave të saj.
Bashkëqytetari i saj nga Prishtina, Orhan Avdiu, thotë se “me këtë regjim në Serbi, nuk mund të arrihet paqe”.
“Është një klasë politike nga koha e Millosheviqit. Në pushtet janë njerëz të tij dhe nuk mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
“Duhet të kalojë kohë. Serbia ka qasje shumë dekonstruktive dhe do të duhet kohë shumë e gjatë”, thotë Majlinda Ferati.
Në Beograd, një qytetare që deshi të identifikohej vetëm me emrin e saj Jellena, thotë se nuk beson në paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Konflikti ka histori të gjatë. Ka edhe shumë njerëz që janë nacionalistë. Nacionalizmi këtu është më i fuqishëm se gjithçka”, sipas saj.
“Është një pyetje e vështirë. Shumë njerëz janë vrarë dhe tani familjarët e kanë vështirë ta shtrijnë dorën. Duhet shikuar gjërat pozitive, por politika helmon gjithçka, në të gjitha anët”, thotë Ivo Beserovac.
Stefan Vukashinoviq mendon se “varet nga gjeneratat”.
“Sa më të reja që janë, sa më të pranishme në internet, e shohin që mund të arrihet paqe”, thotë ai.
Se kur do të mund të shihen udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë sërish në tryezën e bisedimeve - së paku për të bërë përpjekje për të arritur paqe - nuk dihet.
Gjasat janë të vogla gjatë muajve të verës, derisa të zgjidhen pasardhësit e ndërmjetësuesve aktualë.
SHBA-ja dhe Gjermania përsërisin se dy vendet duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke.
Me fjalët e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier - “asgjë më pak nuk e përmbush vizionin e një Evrope të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38