Flash News

Rajoni

Rezoluta e Shqipërisë kundër Dick Marty, deputeti serb: Të reagojmë me dhunë

Rezoluta e Shqipërisë kundër Dick Marty, deputeti serb: Të

Shqipëria dorëzoi në Këshillin Evropian kërkesën për të rishikuar rezolutën e Dick Marty-t mbi pretendimet për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Një reagimi i ashpër ka ardhur nga Serbia. Milovan Drecun, kryetari i fundit i Komisionit për Kosovë e Metohi dhe deputet, theksoi se Serbia si vend duhet të reagojë ashpër ndaj asaj rezolute, “e cila përpiqet të rishikojë faktet dhe të vrasë të vërtetën dhe të justifikojë Shqipërinë për herë të dytë”, raportojnë mediat serbe.

Ai ka paralajmëruar se situata në veri të Republikës së Kosovës mund të destabilizohet seriozisht, gjë që, sipas tij, e vërteton ftesa e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s drejtuar presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit për një bisedë para takimit në Bruksel.

Të fundit