Flash News

KRYESORE

Rama ironizon opozitën: Janë si goditjet e lugëve në një tenxhere bosh, si e komenton 2 marsin

Rama ironizon opozitën: Janë si goditjet e lugëve në

Edi Rama në kongresin e PS: Boshi opozitar është kundërshtari ynë më i rrezikshëm. E zbrazur nga përmbajta, i mbushur me sharje dhe akuza i boshatisura nga idetë, ushqehet me lajme false, e tharë nga burimet vlerore demokratike.

Kthej kokën nga një anë s’ka kundërshtar, kthej kokën nga ana tjetër, është bosh. Nëse do bëj krahasim ata dalin e shajnë e akuzojnë, por janë si ato goditjet e lugëve në një tenxhere bosh. Në këto kushte ne duhet ta lexojmë këtë rrezik sepse njerëzit e shohin më mirë se ne boshin, duke qenë shënjestër përjetojmë gjithë goditjet e sulmet, shpifjet.

Njerëzit po presin marsin do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiqtë e reformës në drejtësi, pa u lodhur duke shkuar as në Lezhë.

Nuk i shohin njerëzit fare ato, njerëzit shohin nga ne. Ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë. Kundërshtarët tanë janë katandisur si karikaturat e vetes së tyre, ky boshi është armik i madh.  Jemi të rrethuar boshi.

Të fundit