Flash News

KRYESORE

Rama kapet me Gregorin: Nuk do të bëjë tifo për Tiranën!

Rama kapet me Gregorin: Nuk do të bëjë tifo për

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka folur para ndeshjes kundër ekipit bardheblu. Ai vlerëson në maksimum ekipi kundërshtar por mendon se mund të bëjnë shumë mirë dhe të marrin maksimumin.

“Është e vërtetë, që vetëm në fillimet e hershme të epokës Demi, Partizani shkonte në derbi me Tiranën në pozita të disfavorshme për sa i përket klasifikimit. Mbaj mend një derbi të Kupës, kur Partizani ishte në Kategorinë e Parë. Unë vetë u habita kur kishte gjithë atë prezencë në stadium. Pas gjashtë vitesh u thye tabuja.

"Vijmë në derbi pas një humbje me Tiranën dhe pas një barazimi zhgënjyes me Bylisin. Ekipi tashmë e ka kuptuar rrugën që duhet të ndjekë me trajnerin e ri. Ka motivimin e nevojshëm, pasi në derbi nuk ke nevojë. Kjo pasi vetëmotivohesh.

"Është ndeshja kartolinë e kampionatit. Pres që stadiumi të jetë plot dhe nuk ka gjë më të bukur, pak rëndësi ka kush do të jenë më shumë. Jemi të gjithë motivuar. Mungon Trashi, që është një mungesë e rëndësishme. Por kemi Hakajn, i cili është një lojtar i mirë".

Ai ka folur dhe për fotografinë e postuar nga Micheal Ngoo me Gregor Ramën, djalin e kryeministrit shqiptar. “Nuk e di ta ketë shprehur mbështetjen ndaj Tiranës. Greg është sportdashës, ka luajtur basketboll me Tiranën. Ka një të kaluar me Tiranës dhe simpati për atë ekip.

"Nuk ka të bëjë me Partizanin. Nëse unë do të jem në një klub me lojtarët e Tiranës, do t’i takoja dhe do t’u uroja suksese. Është brenda normave të shoqërisë. Nesër Gregu do ta shohë ndeshjen, mund të jetë i ulur edhe afër meje dhe po të dojë të bëjë tifozllëk për Tiranën (qesh)”.

Të fundit