Flash News

KRYESORE

Rama mesazh Metës? PD mund të fitojë vetëm nëse jemi të ndarë

Rama mesazh Metës? PD mund të fitojë vetëm nëse jemi

Partia Socialiste po zhvillon një miting në sheshin 'Skënderbej' me të rinjtë e Tiranës të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit.

I pranishëm në këtë miting është edhe kryeministri Edi Rama që gjatë fjalës së tij përcolli një mesazh të rëndësishëm. Kryeministri tha se demokratët mund të fitojnë vetëm nëse e majta është e ndarë. Situata politike në vend ka qenë e tensionuar kohët e fundit dhe siç duket mesazhi i Ramës i drejtohet pikërisht aleatit më të madh në qeveri, kreut të LSI, Ilir Meta.

“Kur keni lindur ju, Tirana nuk kishte gjelbërim, ata që janë aty në çadër e kishin mbjellë gjithë Tiranën me çadra. Kishin mbjellë Parkun Rinia me çadra, gjithë parqet para Piramidës e kudo dhe i quanin zhvillim. Kishin prerë pemët dhe kishin shkatërruar financat e prindërve tuaj, duke i marrë e futur të gjithë në çadrat e Sudes, Vehbiut, Saliut. Kishin pushtuar çdo pëllëmbë hapësirë të përbashkët duke u thënë njerëzve “ne jemi këtu, kjo është tokë e xanun”. Na u desh t’i shkulim të gjitha ato çadra, kërkoi kohë, mund energji, shumë para nga paratë e taksave të prindërve tuaj. Dhe ato çadra ia lanë vendin parqeve, pemëve që u mbollën, hapësirave publike që u krijuar. Por sot çadrën nuk e kanë mbjellë në një park, as në një rrugë, por e kanë mbjellë mu në zemër të procesit demokratik. Siç kur sapo kishit lindur ju kishin zënë rrugët e kalimet, tani duan t’i zënë Shqipërisë rrugën.

Duan t’ua zënë rrugën se e vërteta është se ata nuk kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë. Ata mund të përfitojnë nga ndarja jonë. Kanë përçarë e kanë sunduar por ajo kohë ka ikur.

Ka ikur ajo kohë, ashtu siç ka ikur koha kur pushteti i popullit merrej dhuratë, sepse sot kryetari i PD ka një parti që e ka marrë dhuratë, pasi drejtoi për 4 vite bashkinë. Para se të vinte në bashki mori dhuratë Ministrinë e Jashtme, dhe u bëri dhuratë fqinjëve tanë 300 km katrorë det të Shqipërisë. Pastaj kur ishte në Ministrinë e Brendshme la 4 të vrarë aty ku ka ngritur çadrën.

Ne mund të bëjmë edhe më shumë nëse bëhemi edhe më shumë se çishim në qershorin e 2013. Ata nuk do të na ndalin, por ajo që ka më shumë rëndësi që të jemi më të fortë se kurrë më 18 qershor. Faleminderit Kavajës që do shtet. Unë jam qytetar që behem edhe katunar. E tha mirë Saimiri, erdhi Saimiri në PS, ti në pushtet, Saimiri lindi ti prap në pushtet, po s'kam më Sali, do ta mbyllësh jetën në çadër. Ti, Luli dhe të gjithë të tjerët se në Shqipëri do ketë drejtësi dhe Shqipëria s'do jetë si Pazari Lulit por si i Lali Erit” tha Rama.

Të fundit