Rama i ndryshon emrin Ministrisë së Jashtme, Klajda Gjosha: Nuk është çështje emërtimi, por çështje vizioni

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar emrin e Ministrisë së Jashtme në Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Gjosha thekson se integrimi nuk është çështje emërtimi institucioni, por çështje vizioni dhe strategjie.

“Integrimi nuk është cështje emërtimi institucioni, por cështje vizioni dhe strategjie. Sado I bukur të tingëlloj sot titulli I Ish Ministrisë së Jashtme, qartësia e koordinimit te këtij procesi është thelbi që siguron vazhdimësinë e ëndrrës së Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shprehet Gjosha.

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit shkaktoi debat te politika, ndërsa konfuzion shfaqi edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë.