Flash News

KRYESORE

Rama ngre supet, i përgjigjet Bashës pas thirrjes për zgjedhje të parakohshme: Çfarë duhet të them unë në këtë rast?

Rama ngre supet, i përgjigjet Bashës pas thirrjes për zgjedhje

Kryeministri Edi Rama foli pas thirrjes së kreut të PD, Lulzim Basha se pas refuzimit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE, vendi duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, duke çuar shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama u pyet nga gazetarët nëse është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të reja para kohe, por duke ngritur supet, kreu i qeverisë tha se këtu nuk ka asgjë të re.

“Çfarë duhet të them unë në këtë rast? Këtu nuk ka asgjë të re. Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk lanë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia dolën se ne arritëm të kapërcejmë pengesën artificiale në 6 muajt e parë të vitit, duke marrë mbështetjen e kancelares gjermane. Refuzimi erdhi si rezultat i një përplasje në tryezën e brendshme evropiane. Dielli ka dalë përsëri, dhe rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje, do përmbushim detyrat e shtëpisë”, tha Rama.

Të fundit