Flash News

KRYESORE

Rama për Euronews: Nëse BE-ja anashkalon Shqipërinë, do t’i bëjë dëm gjithë rajonit

Rama për Euronews: Nëse BE-ja anashkalon Shqipërinë, do

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paralajmëruar shtetet e Bashkimit Evropian që të mos ta anashkalojnë Shqipërinë në procesin e çeljes së negociatave, e ta lënë atë pas Maqedonisë së Veriut, pasi në këtë mënyrë do ta dëmtojnë rajonin.

Gazetari i gjigantit mediatik evropian, Jack Parrock, intervistoi kreun shqiptar të ekzekutivit, i befasuar nga fakti që u prit nga i pari me pantallona të shkurtra dhe këmbëzbathur. Intervista u krye në rezidencën verore të kryeministrit buzë detit në Dhërmi.

“Të dy vendet presin që liderët e BE të mbështesin kërkesën e komisionit të BE-së në Bruksel për të hapur bisedimet. Por Franca, Holanda dhe Danimarka po dëshmojnë rezistence ndaj çdo lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke shtuar vende të reja”, raporton Euronews.

”Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare”, shtoi Rama, duke theksuar se “Anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë”.

Kryeministri theksoi se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.

“Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për t’u vlerësuar për atë që bën?

”Për ne Evropa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihemi, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi”, theksoi kryeministri Rama.

Sipas rezultateve të një raporti të Këshillit Evropian, qytetarët e BE-së kanë gjithnjë e më shumë kundërshti sa i përket anëtarësimit të vendeve të reja pretendente për anëtare. Frika ndaj migracionit është rritur me përfshirjen e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, por ka ende shumë pengesa që Shqipëria duhet të kalojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Të fundit