Flash News

KRYESORE

Rama takim me Merkel në Berlin, zbulohet fokusi i bisedës

Rama takim me Merkel në Berlin, zbulohet fokusi i bisedës

Të hënën, më 27 janar, pritet një takim i kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministrin Edi Rama. Takimi do të zhvillohet në Berlin, njofton  zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, raporton DW.

Në fokus të bisedës do të jetë ndihma që mund të japë Gjermania për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit  të  26 nëntorit 2019.

Takimi me kancelaren Merkel ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama edhe gjatë vizitës së këtij të fundit në Romë, ku mori premtimin për mbështetjen e Italisë në konferencën e donatorëve, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel, nën udhëheqjen e kryetares së komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Temë tjetër e bisedimit, sipas Demmer, do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëniet bilaterale, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e BE-së.

Angela Merkel ka mbajtur qëndrim përkrahës mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas një bisede që pati javën e kaluar me kryeministrin kroat Plenkoviç,  Merkel e refuzoi trajtimin veç e veç të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të fundit