Flash News

KRYESORE

Raporti, 42% e burrave shqiptarë nuk duan të kenë fëmijë

Raporti, 42% e burrave shqiptarë nuk duan të kenë

Një pjesë e madhe e burrave shqiptarë kanë frikë nga përgjegjësitë dhe për pasojë nuk duan të bëjnë fëmijë.

Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, raport i cili ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 2017 ishte 1.48 fëmijë. Ky nivel është me i ulët se mesatarja e fertilitetit në Bashkimin Europian që ishte ishte 1.6.

Instituti i Shëndetit Publik raporton se nga burrat e moshës 15-49 vjeç që nuk kanë fëmijë, 42% prej tyre nuk duan të kenë bebe, krahasuar me vetëm 4% të grave.

Kjo dëshirë e lartë meshkujve të rritur për tu mos u bërë prindër i përkeqëson më tej projeksionet e lindshmërisë.

Gratë dhe burrat shqiptarë preferojnë familje të vogla. Ndërmjet popullsisë aktualisht të martuar, 76% e grave dhe 78% e meshkujve që kanë dy fëmijë ose më shumë nuk duan më shumë.

Vetëm 6% e femrave dhe 5% e burrave duan një fëmijë të tretë, por dhe ata do të preferonin të prisnin të paktën 2 vjet që ta kishin atë.

Në mesin e grave me dy fëmijë, tre nga katër duan të kufizojnë lindjen e fëmijës së tretë. Përqindja e grave të martuara që aktualisht që duan të kufizojnë lindjen e fëmijës varion gjeografikisht, nga 55% në prefekturën e Lezhës në 68% në prefekturat e Beratit dhe Durrësit.

Përqindja e meshkujve të moshës 15-49 vjeç, të cilët dëshirojnë të kufizojnë lindjen e fëmijëve, ndjekin një model të krahasueshëm me këtë e femrave: 67% e meshkujve 15-49 vjeç nuk duan më shumë fëmijë. Ky proporcion është 78% në mesin e atyre me dy fëmijë dhe 92% të atyre me katër ose më shumë fëmijë.

Të fundit