Flash News

KRYESORE

Raporti/ Antidroga greke: Shqipëria furnizuesi më i madh në vend me marijuanë

Raporti/ Antidroga greke: Shqipëria furnizuesi më i madh në vend

Një raport i Njësisë Koordinuese të Zbatimit të Drogës dhe Njësisë së Inteligjencës Kombëtare tregon se rreth 62% e marijuanës në vend në vitin 2018 erdhi nga Shqipëria. Referuar të dhënave për vitin 2018 thuhet se Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike", e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opium (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, që e konsumojnë më së shumti.

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë ka rolin furnizuesit kryesor të marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. Kurse zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Arsyeja se përse Greqia është një ndër rrugët kryesore të trafikut të drogës, është se aty ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine.

Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion euro.

Të fundit