Flash News

KRYESORE

Real Madridi, gati 80 mln euro për lojtarin e Napolit

Real Madridi, gati 80 mln euro për lojtarin e Napolit

Fabian Ruiz së fundmi po shkëlqen te Napoli, aq sa ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit. Dy magjitë e tij ndaj Interit në Kupën e Italisë dhe Brescias në kampionat kanë shërbyer për mirë, sepse tani ai ka rënë në sy te presidenti i "Los Blancos", Florentino Perez.

La Repubblica shkruan se në Madrid e duan me ngulm 23-vjeçarin dhe kanë gati 80 milionë euro. Ruiz ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me klubin italian dhe presidenti Aurelio De Laurentiis nuk heq dorë lehtë prej tij.

Ruiz debutoi qershorin 2019 me kombëtaren e Spanjës dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të tjera gjithashtu, por Real Madridi duket më afër tij.

Të fundit