Flash News

KRYESORE

Refoma Zgjedhore, Rama sqaron identifikimin biometrik: Teknikisht e pamundur në zgjedhjet e ardhshme, por…

Refoma Zgjedhore, Rama sqaron identifikimin biometrik: Teknikisht e pamundur

Kryeministri Rama i ftuar në studion e emisionit Opinion dha detaje rreth procesit të Reformës Zgjedhore dhe mbi identifikimin biometrik.

Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca ka pranuar identifikimin elektronik të votuesve, por sipas tij, objektivisht dhe teknikisht kjo është e pamundur për zgjedhjet e ardhshme.

“Problemi identifikimin biometrik është një gjë që kërkon kohë. Jam pesimist që realizohet deri në zgjedhjet e ardhshme. ODIHR nuk e inkurajon, thotë që kur shkohet drejt teknologjisë, shkohet jo në mënyrë të menjëhershme. Problemi që ne kemi sot është koha. Ne kemi 3 vite e ca që presim opozitën. Kemi humbur kohë, se rregullat e lojës nuk bëhen me molotov, por me dialog. Ne kemi bërë simulime në PS për të parë reagimin e moshave të ndryshme dhe ajo që kemi marrë nga të gjitha dhe konsultime me partitë në botë, nga momenti i nënshkrimit të kontratës deri në bërjen e tij duhen 6 muaj. Pra jemi në pamundësi objektive. Por e kemi thënë që s’kemi problem ta fusim.

KQZ dhe PD duhet ta marrin përsipër këtë punë. Qeveria do mbështesë financiarisht por për tenderin kontratën dhe implementimin merret KQZ, ndërsa PD të propozojë vetë një zëvendëskryetar për ta ndjekur këtë proces, që nesër të mos kemi avazin e vjetër u sabotua aty, u vodh këtu. Të monitorojë procesin”, tha Rama.

Të fundit