Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Reja flet si burrat: Djemtë nuk kanë faj, nuk i motivova unë
Trajneri Edy Reja mori përgjegjësitë e plota për barazimin 2-2 ndaj Andorrës. Numri një i stolit kuqezi pranoi fajet e tij dhe mbrojti skuadrën, duke theksuar se ishte ai i cili duhet të përgjigjet për rezultatin. Gjest i rrallë ky nga trajnerët.
"Jemi të zhgënjyer, sepse nuk bëmë paraqitjen që prisnin të gjithë. Nuk duhej ta mbyllnim në këtë mënyrë. Më vjen shumë keq. Gjatë javës djemtë ma kanë treguar në stërvitje se e meritonin shansin. Nuk ia falim dot vetes faktin që një lojtar i Andorrës vrapoi 60 minuta lirshëm me top në këmbë", deklaroi tekniku italian pas ndeshjez zhgënjyese në Elbasan.
"Jam unë përgjegjësi dhe jo lojtarët, sepse nuk i kam motivuar si duhet. Me fitore tani do të kishim 15 pikë, por nuk ia dolëm. Nuk mund të luajmë me një formacion gjithmonë. Ndoji, Ramadani dhe Trashi duhej të merrnin një ndihmë. E meritonin të luanin, sepse kanë punuar fort, por nuk na funksionoi", - shtoi ai.