Flash News

KRYESORE

Rezoluta e PS për ndërhyrjet ruse, Bushati del kundër: Komisioni dhe Parlamenti po hyjnë në ‘ujëra të turbullta’

Rezoluta e PS për ndërhyrjet ruse, Bushati del kundër: Komisioni

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dalë kundër projekt-rezolutës së propozuar nga mazhoranca dhe e prezantuar sot në Komisionin e Politikës së Jashtme nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Bëhet fjalë për projektrezolutën për “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”, që sipas Ballës është vijimi i politikës 100 % me Bashkimin Evropian dhe është një prej betejave të demokracive në Europë, lidhur me qasjet e ndikimeve ruse mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, referuar sipas tij edhe nga fondi  “Marshall”.

Gjatë diskutimit, ish ministri Bushati shprehu shqetësimin se nuk ka një qëndrim nga ana e qeverisë shqiptare, ndërsa sipas tij në projektrezolutë mungon edhe një kriter me rëndësi, prania e Shqipërisë në Nato.

“Ne na duhet të kemi një dokument -opinion të firmosur nga qeveria shqiptare për arsye se qeveria është institucioni përgjegjës që i koordinon çështjet. Duhet të kemi një dokument të certifikuar nga qeveria për trajtimin e informacionit të klasifikuar. Nuk mundet që ky komision apo parlamenti të futet në ujëra të turbullta.

Po ashtu, dua të pyes, a është kjo rezolute në përputhje me strategjinë kombëtare të Shqipërisë? Është votuar në kuvend, në korrik të 2014-ës nga partitë dhe mungon një komponent kritik, prania e Shqipërisë në Nato. Edhe në këtë rast na duhet qëndrimi i qeverisë.

Ndërhyrje në zgjedhje, sulmet kibernetike dhe dezinformimi po ju them se kemi qëndrime, fjalime, të miratuar nga ne, që përcakton klasifikimin e risqe. Na duhet qëndrim nga qeveria shqiptare.

Sa është në përputhje me strategjinë për sigurinë kibernetike, qeveria shqiptarë është në lartësinë e detyrës sepse është anëtare në NATO e që na bën të jemi alert me këtë çështje.

Ju lutem shumë, të marrim opinionin e specializuar pasi janë pjesë e shiu, akepin, ama, agjencinë për sigurinë kompjuterike, qeveria ka përgatitur edhe strategjinë nga 2019. Këto elemente duhet ti kemi shumë të qartë para se ti japim formë substanciale diskutimit.

Ne marrim copy- paste në mënyrë të gabuar nga Parlamenti evropian ato që s’kanë lidhje me Shqipërinë, na thonë se dimë qëndrimin e qeverisë, për cfarë do të analizojë këtu.

Kjo nuk është politikë, ne si komision të dimë a është terminologjia në përputhje me shtetin shqiptar, objektivat , nuk është, apo cfarë objektivash kemi”, tha Bushati.

Të fundit