Flash News

KRYESORE

Rikthehet fuqishëm Beyonce, shkëlqen në Caochella dhe bashkohet me “Destiny`s Child”

Për shkak të shtatzënisë, vitin e shkuar këngëtarja Beyonce nuk ishte pjesë e festivalit ‘Caochella’. Por pas lindjes së dy binjakëve, Beyonce është rikthyer më e fuqishme se kurrë.

“Na duhet energjia juaj. Ndaj karikoni telefonat dhe rrëmbeni nga një pije”, ishte ajo që tha këngëtarja dhe që vërtetë rezultoi ashtu.

Beyonce bëri një hyrje madhështore, ngritu publikun në këmbë dhe interpretoi me vajzat e “Destiny`s Child”, grupi me të cilin nisi karrierën Beyonce.

Më pas ajo ka kënduar më motrën e saj Solange dhe më bashkëshortin Jay-Z. Më shumë se kaq do të ishte e tepërt, Beyonce ka shkëlqyer dhe rezultatet e punës saj disa mujore u shpërblyen natën e mbrëmshme.

Ajo edhe njëherë tregoi se kush është “diva”.

Të fundit