Flash News

KRYESORE

Rita Ora dhe Dua Lipa i bashkohen kolegëve, kërkojnë ndihmë ekonomike nga qeveria pasi rrezikojnë falimentin

Rita Ora dhe Dua Lipa i bashkohen kolegëve, kërkojnë ndihmë

Pandemia e COVID-19 ka sjellë dëmë të mëdha në ekonominë botërore dhe kjo po ndihet në çdo sektor. Edhe pse lehtësimi i masave dhe rihapja e shteteve ka filluar, argëtimi dhe grumbullimi në koncerte, disco dhe pub-e nuk lejohet.

Për shkak të kësaj, industria e muzikës vazhdon të jetë "e karantinuar" edhe pse muzikë është prodhuar gjatë kësaj kohë nga producentë e artistë.

Dua Lipa dhe Rita Ora u janë bashkuar Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë për të nënshkruar një letër të hapur për qeverinë britanike, duke bërë thirrje për veprime urgjente për të shpëtuar industrinë e muzikës.

Drejtuar Sekretarit të Kulturës Oliver Doëden, letra paralajmëron se industria rrezikon të falimentojë, pasi koncertet dhe festivalet nuk kanë gjasa të rikthehen deri në vitin 2021.

"Muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar në dekadën e fundit. Por, pa një mbështetje financiare nga qeveria,  e ardhmja për koncerte dhe festivale dhe qindra mijëra njerëz që punojnë në këtë industri duket e zymtë . Derisa muzika t’i rikthehet aktivitetit të mëparshëm, gjë e cila ka të ngjarë të ndodhë në fillim të 2021, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore."

Këngëtarët kërkojnë një strategji tre-pikëshe për rifillimin e muzikës live, si dhe një afat të qartë kohor për rihapjen e lokaleve ku luhet muzikë, duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Gjithashtu, kërkohet një paketë gjithëpërfshirëse dhe përjashtim nga TVSH në shitjet e biletave.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë që të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga fillimi, koncertet live kanë qenë një gur themelor për karrierën time. Jam krenare që kam pasur rastin të luaj në të gjitha nivelet, nga lokalet te koncertet madhështore. Por, mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen të marrin të njëjtën rrugë është në rrezik nëse industria nuk merr mbështetje të nevojshme nga qeveria në periudhën e përkohshme para se të gjitha lokalet, festivalet të jenë të gatshëm dhe të aftë të operojnë përsëri në mënyrë të pavarur,"- mësohet të ketë thënë Dua Lipa.

Të fundit