Flash News

KRYESORE

Robert Berisha i penduar që ka ofenduar Tunën, i bën 'diss' Tayna-s dhe Kidës

Robert Berisha i penduar që ka ofenduar Tunën, i bën

I ftuar në "Trokit" në InTv me Ermal Peçin, ka qenë Robert Berishaj, i cili ka folur për projektet e tij muzikore, jetën personale dhe marrëdhënien me Tunën.

I pyetur nëse është penduar që ka folur publikisht në lidhje me kunatën, Roberti u përgjigj:

“Ndoshta po, ka disa deklarata që mbase po. Njerëzit nuk dinë të vërtetën, por po ta dinin do më thonin mirë kë bërë. Njerëz jemi gabojmë, me Patrisin çdo gjë është ok. Me nipin shihemi, është mirë marshalla, raportet s’janë cenuar".

Në lidhje me qortimin e Norës, ai u përgjigj me të qeshur:

“Nuk ma ka thënë live, e thotë veç në intervistë.”

Gjithashtu, në një lojë të organizuar nga Ermali  “po ta çonte diku, ku do ta çonte” Taynën Roberti u përgjigj:

“Tayna është gocë e re. Po të kisha, do e kisha çuar diku me avion.”

Megjithatë, kur erdhi puna tek bashkëpunimi, tha se nuk do ta bënte kurrë një bashkëpunim me të.

Po kështu edhe në rastin e Kidës. Roberti tha gjithashtu se nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim as me Tunën e as me Remzie Osmanin.

Të fundit