Flash News

KRYESORE

Roja i kantierit gjendet i vdekur në mes të pyllit, dyshohet të jetë vrarë me armë

Roja i kantierit gjendet i vdekur në mes të pyllit, dyshohet të

Një 65-vjeçar, i identifikuar si  Ylli Luçaj, është gjendur i vdekur në një pyll mes fshatrave Kuç dhe Qeparo. Nga hetimet e derimëtanishme policia bën me dije se viktima dyshohet të jetë vrarë me armë. Luçaj punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit