Flash News

KRYESORE

Rovena Dilo tregon kush është diva e saj në Shqipëri: Një 20 vjeçare nuk mund të jetë

Rovena Dilo tregon kush është diva e saj në Shqipëri:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, ka qenë e ftuar në “Një kat më lart” në In Tv, u ndër të tjera foli dhe për këngëtarët e rinj.

Sipas saj fjala divë është një fjalë shumë e bukur, dhe në Shqipëri po përdoret shumë kohët e fundit. Dilo shprehet se një divë nuk mund të jetë një këngëtare 20 vjeçare e cila ka në repertorin e saj vetëm 2 këngë.

“Fjala divë është një fjalë shumë  e bukur dhe shqiptarët kanë filluar të përdorin fjalët më të bukura për këdo. Është një konsumim i madh. Diva në konceptim e saj është një lifestyle. Jo çdokush mund të jetë një divë, asnjë një 20 vjeçare, asnjë me një ose dy këngë s’mund të jetë një divë” – tha Rovena gjatë programit.

Por nisur nga ky gjykim, kush këngëtare është një divë? Rovena i përgjigjet  moderatorit Ermal Peçi: “ Aurela Gaçe, ajo është një dive.”

Të fundit