Flash News

KRYESORE

Rrëzohet një avion tuk, 11 të vdekur e disa të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni turk në Iran. Ngjarja e rëndë është shënuar në jugperëndim të Iranit, duke u përplasur me malet në Shahr-e Kord, pranë Chaharmahal dhe Bakhtiari.

Sipas mediave iraniane, avioni privat  C160 është përfshirë fillimisht nga flakët dhe më pas është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave që ndodheshin në bord dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Mësohet se avioni, që mendohet se kishte brenda 20 persona, po udhëtonte nga Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për të shpëtuar të mbijetuarit janë dërguar 7 ekipe të posaçme në vendin e ngjarjes. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa kanë nisur hetimet përkatëse.  

Të fundit