Flash News

KRYESORE

Rritja e infektimeve me covid-19, Austria zgjeron listën: Mos udhëtoni në këto vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

Rritja e infektimeve me covid-19, Austria zgjeron listën: Mos udhëtoni

Autoritetet austriake kanë zgjeruar listën e shteteve, për të cilat u rekomandon qytetarëve që të mos udhëtojnë në këtë periudhë për shkak të rrezikut të infektimit me covid-19.

Së fundmi, në listë janë shtuar edhe vende si Bullgaria, Rumania dhe Moldavia.

Vendimi i së mërkurës pason paralajmërimin e pak ditëve më parë për gjashtë vende në Ballkanin Perëndimor si Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, për shkak të shifrave të larta të raportuara me coronavirus.

Kancelari Sebastian Kurz tha se vendi i tij "po përjeton gjithnjë e më shumë importe të virusit nga jashtë , prandaj ka bërë thirrje urgjente për të mos udhëtuar në drejtim të këtyre vendeve.

Personat që hyjnë në Austri nga këto vende kërkohet të vetë-karantinohen për 14 ditë.

Kurz tha se Austria do të bëjë kontrolle në kufijtë e saj lindorë për njerëzit që vijnë posaçërisht nga Ballkani.

Kujtojmë se para pak ditësh BE-ja nuk e përfshi Shqipërinë në vendet e ashtuquajtura ‘të sigurta’ nga pikëpamja epidemiologjike, dhe për rrjedhojë nuk iu hapën kufijtë me vendet e Unionit.

Po ashtu mbeti jashtë edhe nga Britania e Madhe.

Të fundit