Flash News

KRYESORE

Rruga e Kombit e rënduar nga trafiku, kosovarët zbarkojnë në bregdetin shqiptar

Rruga e Kombit e rënduar nga trafiku, kosovarët zbarkojnë në

Është fundjavë dhe njerëzit rendin drejt plazheve duke krijuar një trafik të rënduar, sidomos në rrugët kryesore.

E tillë ka qenë sot që në orët e para të mëngjesit Rruga e Kombit, për shkak të turistëve që vijnë nga Kosova për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Situata me trafikun është më problematike në aksin Morinë- Kukës, duke pasur dhe bllokime të herëpashershme të qarkullimit rrugor. Ndërkohë aksi tjetër që të çon nga Shqipëria në Kosovë është thuajse totalisht i lirë.

Edhe në këtë javë të fundit të gushtit fluksi i shqiptarëve të Kosovës është i madh për të pushuar pranë brigjeve shqiptare. Plazhet të cilat ata preferojnë për të kaluar pushimet janë kryesisht Velipoja, Shëngjini, Durrësi apo Vlora.

Të fundit