Flash News

KRYESORE

Samsung prezanton një tjetër "smartphone": Galaxy XCover Pro

Samsung Electronics zbuloi sot Galaxy XCover Pro, një smartphone të dizenjuar dhe projektuar për punonjësit e vijës së parë në një larmi industrish në të gjithë botën. Galaxy XCover Pro rivizualizon plotësisht smartphone-in e biznesit, duke ofruar një pajisje të qëndrueshme, por edhe elegante për konsumatorët. Galaxy XCover Pro është ndërtuar në bazë të tipareve premium të trashëgimisë së telefonave inteligjentë Samsung, duke përfshirë një ekran të plotë, ​​bateri të qëndrueshme dhe mbrojtje nga platforma e sigurisë Samsung Knox. Për më tepër, pajisja është përmirësuar me zgjidhje unike të ofruara nga partnerët për t'u përdorur në një gamë të gjerë skenarësh biznesi, duke përfshirë aftësinë për të integruar funksionin e sapo lançuar ëalkie talkie në Microsoft Teams.

"Galaxy XCover Pro është një reflektim i rritjes së investimeve dhe angazhimit të Samsung në tregun B2B," tha DJ Koh, President dheCEO i Departamentit të IT dhe Telefonisë në Samsung Electronics. "Ne besojmë se tregu i lëvizshmërisë së biznesit është gati për transformim në vitin 2020 dhe ne synojmë të jemi lider në lançimin e një platforme të hapur dhe bashkëpunuese celulare për gjeneratën e ardhshme të fuqisë punëtore të mundësuar dixhitalisht."

"Microsoft dhe Samsung kanë një histori të gjatë të bashkimit të harduerit dhe softuerit më të mirë për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të klientëve tanë," tha Satya Nadella, CEO i Microsoft. "Kombinimi i fuqishëm i Microsoft Teams dhe Galaxy XCover Pro bazohet në këtë partneritet dhe do t'i sigurojë punëtorëve të vijës së parë kudo teknologjinë e nevojshme për të qenë më bashkëpunues, më produktivë dhe më të sigurt."

 

 

Të fundit