Sejko: Pandemia goditi fort ekonominë, rrezikojmë rritjen e kredive të këqija

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është shprehur ditën e sotme nga Kuvendi se pandemia COVID-19 goditi rëndë ekonominë shqiptare.

Sipas tij sistemi bankar rrezikon rritjen e kredive me probleme, për shkak të situatës me pandeminë.

Ai ka shtuar se tregjet vijojnë normalisht, ndërsa pasiguria është shtuar në ekonomi. I pyetur për rritjen e borxhit publik në këtë situatë, Sejko tha se për momentin është një e keqe e domosdoshme.

“Pandemia dhe masat  për kontrollin e saj kanë dhënë goditje të fortë për familjet dhe biznesin. Ekonomia pritet që të shënojë rënie, rritje të papunësisë dhe përkeqësim të situatës financiare dhe shtim të kredive me probleme.” tha Sejko në seancën e sotme parlamentare. Masat fiskale kanë zbutur efektet e pandemisë. Ekonomia i ka premisat ta përballojë me sukses këtë goditje, por kërkon që të gjithë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur. Lidhur me borxhin publik në këtë situatë të veçantë, të vështirë, jo vetëm Shqipëria, rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme në këtë situatë për të shmangur falimentimin. Në dijeninë tonë, jemi në pritje të rishikimit të buxhetit këto ditë dhe do të shohim, ka një adresim për disa projekte të PPP-së, ky është atribut i qeverisë, opinioni i BSH është dhënë para krizës që duhet të jetë sipas standardeve ndërkombëtare dhe të kenë studim fizibiliteti, pjesa tjetër është atribut i qeverisë”, tha Sejko.