Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Sejko: Politika mund të dëmtojë ekonominë, ka rritje të pagave dhe punësimit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka shprehur shqetësimin se kriza politike në vend mund të dëmtojë ekonominë. Në një konferencë për shtyp, ai tha se pagat mesatare janë rritur me 4.9% ndërkohë që papunësia është ulur.
“ Pavarësisht ngadalësimit të ritmit të rritjes, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje në tremujorin e parë. Sipas të dhënave të Instat-it, norma e papunësisë zbriti në nivelin 12.1%, ndërsa paga mesatare shënoi një rritje vjetore prej 4.9%.
Rreziqet e kahut të poshtëm mbeten predominuese dhe janë forcuar më tej. Ato lidhen me ambientin e jashtëm, me ecurinë e kursit të këmbimit dhe ndikimin e tij në inflacion, me aftësinë që oferta për kredi do të ketë për t’iu përgjigjur përmirësimit të pritur të kërkesës, dhe së fundmi me situatën politike në vend. Zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend do të reflektohet në klimën e biznesit dhe mund të godasë aktivitetin ekonomik.”, tha Sejko pas mbledhjes së sotme, ku Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.