Flash News

KRYESORE

Sfidon Myslim Murrizi: Dorëzoj mandatin e deputetit vetëm me një kusht

Sfidon Myslim Murrizi: Dorëzoj mandatin e deputetit vetëm me një

Myslim Murrizi, është një nga tre deputetët e PD, që nuk pranoi të dorëzojë mandatin, duke thyer vendimin e opozitës së bashkuar për të dalë nga parlamenti në fund të muajit shkurt.

Në seancën e sotme parlamentare, e cila po zhvillohet e rrethuar nga qindra protestues të opozitës së bashkuar, një fjalim të gjatë ka mbajtur edhe Murrizi, duke prekur disa çështje, që nga largimi i ish-deputetëve, te problemet e Kodit Zgjedhor, apo te TVSH-ja ndaj fermerëve, duke bërë që këta të fundit të derdhin sasi të mëdha me qumësht në shenjë proteste.

“Të hapim listat e t’i votojnë qytetarët dhe hajde të bëjmë politike, se edhe krerët e partive do bien rehat se do shuhet numri  i servilëve që i rrethojnë, për ta ç’rrënjosur këtë sistem nga pashallëku i sekretarit të parë. Ta shikoni pastaj si flasin ata në emër të qytetarit, që kurrë si kanë hapur telefonin një qytetari”,  u shpreh Murrizi.

Po ashtu, duke folur për pushtetarët e pasuruar me postet publike, Murrizi u shpreh duke sfiduar se do të dorëzonte menjëherë mandatin e deputetit , nëse do t’i zbulonin një shkelje tatimore.

“Unë kam 29 vjet në politikë, por nuk kam përfituar një tender. Një universitet që kisha ma mbyllët. Nëse më gjeni një shkelje tatimore jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit”, tha Murrizi.

Të fundit