Flash News

KRYESORE

Shakohoxha i prerë: Ildën e largova unë; vendimin s’e përjetoi mirë

Drejtuesi i Super Sport, Dritan Shakohoxha, ka konfirmuar largimin e gazetares Ilda Bejleri pas 11 vitesh në këtë punë në këtë platformë. Duke folur për gazetaren Ori Nebiaj në “Pushime on Top”, Shakohoxha i shpreh se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale nuk u prit aspak mirë nga Ilda.

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës  rikompozojmë skuadrën. Ne gjithë këto vite kanë hyre dhe kanë dale nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me cunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb po ne kemi qene ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste por jemi prapë ne që do e ndërrojmë”, sqaroi Shakohoxha.

Shako, siç njihet komentatori nga sportdashësit, komentoi edhe eksperiencën e tij në Digitalb me rastin e 15 vjetorit, që u festua pak dit më parë. “Une nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai qe jap komanda. Jam ai qe punoj si gjithë te tjerët, bej te njëjtat pune qe i bëjnë te gjithë, bej intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dyte tek stolat gjate ndeshjes, ndaj punët”, përfundoi ai.

 

Të fundit