Flash News

KRYESORE

Laboratori i drogës, shefi i komisariatit u denoncua nga PD në 2014-ën, konflikt edhe me kryebashkiakun e Poliçanit

Laboratori i drogës, shefi i komisariatit u denoncua nga PD në

Altin Qato, drejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë, ka njoftuar se ka nisur procedim penal ndaj shefit të komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusho, i cili së bashku me disa kolegë të tij janë gjetur përgjegjës për laboratorin e drogës së zbuluar dje në Skrapar.

Emri i Ferdinand Dushos është përfolur disa herë në media. Në qershor të 2014-ës, deputeti i PD-së, Arben Ristani gjatë prezantimit të konkluzioneve të Komisionit Hetimor për Lëvizjet në Policinë e Shtetit, ndër të tjera njoftonte se janë promovuar si shef komisariatesh, punonjës policie pa arsim të lartë policor dhe me masa disiplinore, e një prej tyre ishte pikërisht Ferdinand Dusho.

“gj) Janë promovuar/emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit punonjës policie pa arsim të lartë policor (për ilustrim: Ferdinand Dusho, Klement Aliko, Arif Përgjegji, etj.), si dhe punonjës policie me masë disiplinore (për ilustrim: Dritan Bonaj, Ferdinand Dusho, Arif Përgjegji, etj.)”,- thuhej në raportin e Ristanit.

Megjithatë, ky nuk është rasti i i vetëm ku shefi i komisariatit të Skraparit është bërë personazh në media. Në maj të 2012-ës, ai është përfshirë në një konflikt me kryebashkiakun aktual të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili në atë kohë mbante postin e shefit të rendit në Gramsh.

Zotkaj akuzohej nga një vajzë e re se e ngacmonte seksualisht dhe pavarësisht denoncimeve, ai nuk tërhiqej. Ferdinand Dusho ishte djali i dajës së vajzës dhe disa herë ka debatuar me Zotkajn për këtë çështje. Madje, Dusho është shoqëruar në ambientet e policisë për këtë konflikt, ndonëse ai dhe Zotkaj ishin të dy efektivë të policisë së shtetit.

Të fundit