Flash News

KRYESORE

Shembja e teatrit, Arta Dade: Rama e ka patur obsesion 20-vjeçar, Veliaj nuk është alternativë

Shembja e teatrit, Arta Dade: Rama e ka patur obsesion 20-vjeçar, Veliaj

Një nga figurat dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade e ka cilësuar shembjen e teatrit kombëtar një obsesion 20-vjeçar të kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në A-Krasta Show, Dade ka folur edhe për rolin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, të cilin e quan jo më një alternativë, por një mbështetës i flaktë i Edi Ramës.

“Unë nuk e besoja, sepse kam qenë edhe në një komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesen e ‘Europa Nostra’, i pata thënë se nuk do të arrihet deri aty sa të shembet.

Praktikisht na rezulton që Veliaj nuk është alternativë, por një mbështetës i flaktë i Edi Ramës. Dhe unë besoja që duke qenë i ri në karrierën politike, nuk do merrte të gjitha kusuret e Edi Ramës. Bashkia mund të ketë disa metra por prishja e Teatrit është një akt i paprecedent. Jam ndjerë shumë keq atë natë.

Dhe në orën 9.00 kur pashë dhunën e policisë të cilën kryeministri e mohonte edhe ndaj grave, më kujtohet vetja kur policia bënte masakër me liderët e opozitës.

Pra më është kujtuar kur janë dhunuar gratë deputete, por edhe gazetarët, por edhe ajo fotoja me atë djalin me fytyrë në tokë, por një kryeministër që të paktën të thoshte nuk e kam parë, jo më ta mohonte.

Herën e dytë kur u bëra Ministre e Kulturës e kam pasur Teatrin në tryezë. Edi Rama ka pasur këtë obsession. Se të kesh një obsesion të tillë kaq të gjatë në kohë, gati 20 vite, është e pakuptueshme për një normal”, tha Dade.

Të fundit