Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Malajt, ish ministri: Qytetar i denjë, ai nuk bënte kompromis pranë qypit me mjaltë, jo pranë qypit me m*t

Shkarkimi i Malajt, ish ministri: Qytetar i denjë, ai nuk bënte

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të tij publike.

Kjo ka sjellë reagimin e ish ministrit të Drjetësisë, Ylli Manjani, i cili është shprehur me nota shumë pozitive për figurën e Malajt.

“Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime. Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë. Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut”, shkruan Manjani në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Ai e ka konsideruar të paligjshëm kërkesën për shkarkim të Malajt, duke thënë se ai nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime.

Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë.

Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut.

Jam 1000% i bindur që Beni është në anën e të drejtës dhe se ato probleme që Ai ngre janë shqetësime reale të tregut financiar e bankar në këtë vend.

Treg gjithsesi i deformuar rëndë nga presioni i informalitetit që buron nga krimi i organizuar.

Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!

Të fundit