Flash News

KRYESORE

Shkarkon nga detyra ministrin, Haradinaj: Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, e patolerueshme

Shkarkon nga detyra ministrin, Haradinaj: Gjuha e urrejtjes ndaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Haradinaj e ka arsyetuar veprimin e tij, duke thënë se është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi.

Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Në Zveçan, gjatë një organizimi për të shënuar 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, përfaqësuesi i Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, ka thënë se arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut.

“Ishin ata shqiptarët terroristë qe e kanë trilluar këtë dhe që kanë bërë krimet më të rënda në Kosovë për të cilat askush deri më sot nuk është përgjigjur”, ka thënë ministri i shkarkuar, Teodosijeviq.

Të fundit