Flash News

POLITIKOFF

Shkatërrohet grupi xhihadist në Itali, arrestohen 4 shqiptarë

Shkatërrohet grupi xhihadist në Itali, arrestohen 4 shqiptarë

Një operacion blic i policisë italiane dhe karabinierëve, ka përfunduar me arrestimin e një celule xhihadiste në një zonë në qendër të Venecias.

Sipas RTK, në pranga kanë rënë katër shqiptarë të Kosovës, të gjithë me leje të rregullt qëndrimi, ku njëri prej tyre është minoren. Policia italiane ka kryer 12 kontrolle: 10 në Venecia, një në Mestre dhe një në Trevizo.

Dyshohet se grupi do kryente një atentat terrorist në një nga vendet më simbolike të qytetit, në urën  Rialto.

Pasi është shkatërruar celula, është rindërtuar dinamika e marrëdhënieve, radikalizimi fetar i subjekteve të ndryshme dhe identifikimi i vendeve që frekuentonin.

Operacioni final ka nisur gjatë natës, kur ekipet e forcave speciale kanë ndërhyrë në banesat e të hetuarve.

Të fundit