Flash News

KRYESORE

Shoqërohen me truproja/ Nga kush kanë frikë pesë anëtarët e KQZ-së?

Shoqërohen me truproja/ Nga kush kanë frikë pesë

Të kujtojnë filmin “Kufoma të shkëlqyera” ku gjyqtarët Giovani Falcone dhe Paolo Borselino lëviznin me një shpurë truprojash pas vetes, gjatë hetimit të Toto Rinës. Në fakt bëhet fjalë për pesë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilëve u është vendosur truporojë nga Njësia Speciale e Policisë.

Masat e sigurisë janë marrë për  kreun e KQZ Klement Zguri, zëvendës kryetarin Denar Biba dhe 3 anëtarët e tjerë Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

Katër anëtarët janë marrë në mbrojtje pas kërkesës së bërë prej vetë atyre pranë Ministrisë së Brendëshme, me argumentin se ndihen të rrezikuar pasi dolën kundër vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Arsyet për të cilat kërkohet ruajtja me truproja është kur dikujt i rrezikohet jeta, ose merr kërcënime me jetë nga dikush. Nuk dihen arsyet përse kanë frikë pesë anëtarët e KQZ-së. Vetë ata janë shprehur se i kanë marrë këto masa pas kritikave që u janë bërë kur dolën kundër vendimit të Presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve. Por kritikat janë shenjë e demokracisë, e jo kërcënime.

Të fundit