Flash News

KRYESORE

Shpërthim në Gjermani, të paktën 25 të plagosur

Shpërthim në Gjermani, të paktën 25 të plagosur

Të paktën 25 persona janë plagosur pas një shpërthimi në një godinë apartamentesh në qytetin e Blankenburg në Gjermani mëngjesin e sotëm, njoftuan autoritetet lokale për mediat.

Ky numër ka të ngjarë të rritet, thonë autoritetet, ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë. Shpërthimi ndodhi brenda një blloku shtëpish pesë-katëshe, ku banojnë rreth 22,000 njerëz.

Rreth 160 punonjës të shpëtimit po merren me ngjarjen, në mesin e tyre zjarrfikësit, ndërsa ndërtesa e apartamentit ku ndodhi shpërthimi dhe një kopsht pranë, u evakuuan.

Incidenti ndodhi pak para orës 9 të mëngjesit në orën lokale.

 

Të fundit