Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi: Meta të ndërhyjë për krizën politike. Qëndrimet e Bashës në koherencë me qytetarët

Shpëtim Idrizi:  Meta të ndërhyjë për krizën

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë ftesë presidentit Ilir Meta të ndërhyjë në zgjidhjen e krizës politikë. Në emisionin ‘Top Talk’, aleati i Partisë Demorkatike, ironizoi me shtatë letrat e kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar si romantike, ndërsa është i shqetësuar se mazhoranca nuk po shfaq shenja reflektimi.

“Zoti Meta në rolin e kryetarit të shtetit duhet të jetë i vëmendshëm dhe të luajë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Çdo lloj negociatori për të gjetur zgjidhjen e krizës është e nevojshme sepse demokracia në fund të fundit është arti i të mundurit. Por ndërkohë që palët janë shumë larg dhe shkaktar është Kryeministri, i cili shkruan 7 letra, ky njeriu që erdhi si shërbëtor dhe modern i Tëitterit, Facebook-ut dhe komunikimit, tani u kthye në vitin 1920 dhe shkruan letra  romantike, ku të gjitha mbarojnë hajdeni për dialog por kam frikë se ju do ikni dhe 30 qershori nuk shtyhet. Akoma nuk shoh një reflektim nga ana e maxhorancës, apo Edi Rama se ai është Kryeministër dhe ka në dorë krizën. Ai duhet të bëjë veprime konkrete”, theksoi Idrizi.

Idizi u pyet edhe për ultimatumin e Lulzim Bashës, që në fund të protestës së fundit, paralajmëroi se tani ka mbaruar koha e fjalëve edhe është radha e sovranit. Sipas tij, fraza e kryetarit të Partisë Demokratike nuk ka ardhur nga hiçi dhe ka të bëjë me zemërimin e madh të qytetarëve.

“Nuk komentoj dot zotin Basha, por them se janë 7 protesta Kombëtare, njëra më e madhe se tjetra. Ato kanë pasur dinamikën e tyre, dhe disa të fundit janë bërë në formën e marshimit, ndërkohë që zemërimi i njerëzve është shumë i madh sepse kjo krizë nuk ka ardhur nga hiçi. Shqipëria sot është në krizë institucionale, pas 30 vjetësh kemi një sistem autokratik.

The Economist në sondazhin që bënte,  e rendiste Shqipërinë në vendin 79, për Demokraci hibride, në kufijtë e autoritarizmit. Kemi një Parlament monist, në një farë kuptimi. Kemi një drejtësi, që sot nuk është funksionues, por e paralizuar kemi një situatë komplekse edhe në media dhe mbi të gjitha një krizë të madhe ekonomike.

Opozita duhet të mobilizojë dhe të udhëheqë të gjithë atë revoltë njerëzish, që fillon nga prekja e shtëpisë, rrogat, pensionet, dritat, ujin dhe të jetë një shpresë për shqiptarët. Këtu e ka zoti Basha, atë që thotë, se ‘tani është radha e sovranit’. Në fakt sovrani ka qenë në protestë, të cilat kanë qenë paqësore, por vetëm Sandri i gazit sheh njerëz të lënduar në  protesta, dhe që mbyt me gaz qytetarët e këtij vendi”, argumenton Shpëtim Idrizi.

Të fundit