Flash News

KRYESORE

Shqipëria me normën më të lartë të martesave në Europë, qyteti që kryeson listën

Shqipëria me normën më të lartë të martesave

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2017, Shqipëria ka pasur numrin më të lartë në të gjithë Europën të njerëzve që i kanë thënë “po” njëri-tjetrit.

Gjatë vitit 2017, u lidhën rreth 8 martesa për 1000 persona, sipas të dhënave të bazuara në numrin e martesave të publikuara nga INSTAT.

Mesatarja e martesave në të gjithë Bashkimin Europian gjatë 2017-s ishte 4.3 për 1000 banorë. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2017, vendet e Bashkimit Europian me numrin më të lartë të martesave në raport me popullsinë ishin Lituania (7.5 martesa për 1,000 banorë) dhe Rumania (7.3). Këto u pasuan nga Qiproja dhe Letonia (të dyja 6,8) dhe Malta (6,3).

Referuar të dhënave të Eurostat në vitin 2015, numri i martesave në Shqipëri ishte 8.7 për 1000 banorë. Numri i martesave ka qenë në rënie së fundmi, ndërkohë që divorcet po shkojnë gjithnjë e në rritje.

Lezhjanët kanë numrin më të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë në 2017-n. Sipas të dhënave që ka publikuar nga INSTAT, norma e martesave në Qarkun e Lezhës ishte 10.2 për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin ishte 7.7.

Qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat e lidhura janë Berati me 9.2 martesa për 1000 banorë, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me respektivisht 8.3 dhe Elbasani me 8.2.

Të fundit