Flash News

KRYESORE

Shqiptarët e Plavës dhe të Gucisë mbledhin ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti

Shqiptarët në zonën e Plavës dhe të Gucisë në mal të Zi po angazhohen që të mbledhin fonde për t’i ardhur në ndihëm të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Kutitë për donacione janë vendosur në Plavë, pranë Shtëpisë së Kulturës, si dhe në Guci në barin “Metro Caffe”.

Organizatorët u bëjnë thirrje banorëve të zonës që me aq sa kanë mundësi të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.

Dëmet janë shuam të mëdha nga goditjet e tërmetit, ndërsa kanë humbur jetën 52 persona.

“Ndihma juaj, sado e vogël qoftë, ka vlerë të jashtëzakonshme, që edhe ne nga Plava e Gucia t’i bashkohemi karvanit humanitar”, është mesazhi i organizatorëve.

Paso kjo nismë të përfundojë, të hollat do t’i dorëzohen Ambasadës shqiptare në Podgoricë.

Të fundit