Flash News

KRYESORE

Shqiptarët më të varfrit e Ballkanit Perëndimor për të ardhura për frymë

Shqipëria dhe Kosova synojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por përpara kanë një rrugë të gjatë për të përshkuar, që të mund t’ia dalin.  Në Ballkanin Perëndimor, shqiptarët e Shqipërisë kanë të ardhura për frymë më të mëdha se sa ata të Kosovës, referuar statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të përditësuara në “Pasqyrën Ekonomike Globale tetor 2019”. Të ardhurat për frymë të pritshme të shqiptarëve ishin 5,732 dollarë për vitin 2019, kurse të kosovarëve ishin 4,442 dollarë për frymë.

Nga 192 shtete, Shqipëria është në vend të 102 në botë, kurse Kosova në vend të 111, shkruan Monitor. Nga vendet e rajonit, më të pasur janë malazezët me të ardhura për frymë prej 8,703 dollarë (vendi 72), pastaj serbët, në vend të 87 me 7,398 dollarë për frymë, maqedono-veriorët (6,096 dollarë në vend të 95) dhe boshnjakët (vendi 97) 5,742 dollarë për frymë.

Shqipëria është në nivelet përafërta me Irakun, Paraguain, Libanin apo Libinë. Vendet e BE-së kanë të ardhura mesatare për frymë në vit prej 35.8 mijë dollarë, gati 7 herë më të larta sesa të shqiptarëve.

Të fundit