Flash News

KRYESORE

Sipas Fjodora Fjorës, "Sanremo" është shumë i vjetruar

Sipas Fjodora Fjorës, "Sanremo" është shumë i

Moderatorja Fjodora Fjora ka qenë e ftuar në "Ditë e re" në "Ora News" dhe ndër të thera ajo ka dhënë mendimin e saj dhe për kompeticione si ‘Eurovizioni’, Sanremo dhe a e meriton Alketa Vejsiu prezantimin e këtij të fundit, në të cilin është bërë e ditur se do të shfaqet në natën e tretë.

“Nuk e di, mua s`më intereson fare ‘Sanremo’. Po flet me një njeri që nuk e nget fare. Mund të më pëlqejnë këngëtarë të caktuar italianë, muzika e tyre, por jo ‘Sanremo’. Mund të shoh ndonjë emision francez, ndonjë në ‘Netflix’. Nuk më pëlqen, është shumë i vjetruar në konceptin tim. ndoshta para 15, 20 vitesh. Nuk jam as e dhënë për të ndjekur Festivalin e Këngës në RTSH. Unë ndjek më shumë Këngën Magjike. Nuk e kuptoj fare këtë luftën ‘Eurovizion’, më duket një fshatarësi e madhe, e ngelur pas mode. Pse duhet të merremi me një ‘Eurovizion’, është ndoshta ngjarja më koti që ndodh në Europë përsa i përket artit dhe kulturës”, u shpreh Fjodora.

Të fundit